Në Shkup sot do të mbahet Biznes forum për gra sipërmarrëse nga Ballkani perëndimor në të cilin do të promovohet sipërmarrësia e grave.

Ngjarja do të mundësojë që gratë kryesore sipërmarrëse nga Ballkani Perëndimore të rrjetëzohen dhe të këmbejnë përvoja. Do të ndahen edhe rezultatet nga Programi për gra sipërmarrëse për Ballkanin Perëndimor ((PGSBP) dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për financim të grave, ndërsa do të ndahen edhe çmime për gratë më të suksesshme sipërmarrëse dhe nëpunëset më të mira për kreditim të bizneseve të drejtuara nga gratë.

Biznes forumi rajonal për gra sipërmarrëse do të zgjasë sot dhe nesër, ndërsa është organizuar nga Programi i BERZH-it për gra sipërmarrëse nga Ballkani Perëndimor.

Programi filloi në tetor të vitit 2014 me qëllim që ta promovojë sipërmarrësinë e grave, ta përmirësojë qasjen drejt financimit dhe shërbimeve konsultative, si dhe t’u japë mbështetje ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nga Ballkani perëndimor të cilat menaxhohen nga gratë. Programi është financuar nga BERZH, Luksemburgu, Suedia dhe Italia me qasje të integruar që i targeton gratë nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Deri më tani. Programi siguroi 40 milionë euro përmes kredive të kapshme në shtatë banka partnere në rajon dhe qasje drejt njohurive në mënyrë që t’u ndihmohet kompanive të menaxhuara nga gratë të bëhen më konkurruese. Trajnimet, mentorimi, kouçingu dhe mundësitë për rrjetëzim  janë gjithashtu pjesë e Programit, me qëllim që t’u mundësohet grave sipërmarrëse të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi, t’i përforcojnë shkathtësitë e veta dhe të ndajnë përvoja me koleget e tyre. Deri më tani, gjithsejt 5.000 gra ishin mbështetur nga ky Program.

Loading...