Barcelona dhe Real Madridi do të luftojnë për shërbimet e mesfushorit të talentuar të Ajaxit, Donny van de Beek, sipas Mundo Deportivos.

Holandezi i ka shënuar 17 gola këtë sezon për Ajaxin de ka luajtur rol kyç në ecurinë e mrekullueshme të skuadrës deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Me Frenkie de Jong tashmë lojtar i konfirmuar i Barçës dhe Matthijs de Ligt që pritet t’i ndjekë hapat e tij, gjiganti katalonas shpreson të shënojë het-trik duke ia rrëmbyer tre futbollistë e rinj Ajaxit.

Megjithatë, rivali i përjetshëm, Real Madridi, pritet t’i bëjë konkurrencë të fortë Barçës për shërbimet e 22-vjeçarit.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...