Shumë pak persona ishim më të lumtur sesa qendërsulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, kur Zinedine Zidane u riemërua në pozitën e trajnerit të Real Madridit këtë sezon.

Përkundër që kishte shkëlqyer këtë sezon edhe në Julen Lopeteguin e Santiago Solarin, Karim Benzema iu gëzua shumë lajmit se ish-trajneri i tij, Zinedine Zidane, do të kthehej në pozitën e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Arsyeja pse Benzema u gëzua aq shumë shkon përtej aftësisë së Zidanit si trajner, pasi që futbollisti francez ka bërë të ditur se ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëkombësin e tij, të cilin e sheh si familjar.

“Marrëdhënia ime me të është e veçantë. Jam i lumtur me ato që ai i ka thënë për mua dhe lidhja jonë filloi shumë kohë më parë”, ka thënë Benzema në një intervistë me Le Quotidien.

“Është më shumë sesa vetëm një shoqëri, ai është pjesë e familjes time. Por, kjo nuk do të thotë që ai nuk më kritikon mua. Ai është si një vëlla më i madh dhe më ka ndihmuar shumë”.

Në një nivel personal, sezoni 2018/19 ka qenë mjaft mbresëlënës për Benzeman, i cili është afër për ta thyer rekordin e tij personal, sa i përket golave të shënuar brenda sezonit. Për ta arritur këtë, atij i duhen vetëm edhe dy gola.

“Sigurisht, mund të jetë sezoni im më i mirë. Jam ndierë mirë, por ishte një sezon i vështirë sepse ne nuk fituam asgjë”, shtoi francezi.

Benzema është njëri ndër lojtarët e vetëm që u përmirësuan në Real Madrid pas largimit të Cristiano Ronaldos, i cili u transferua në Juventus verën e kaluar për 112 milionë euro.

“Ai është një lojtarët i mrekullueshëm që na ka lënë. A jam unë lideri tani? Ndoshta. Por, puna në grup është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Benzema

Loading...