Bebe Rexha po vazhdon me sukses të zhvillojë një karrierë prej këngëtareje në Shtetet e Bashkuara.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga koncertet dhe përditshmëria jetësore, shkruan  portali arbresh.info.

Së fundmi ajo ka ndarë me fansat e saj në Isntagram një InstaStory ku ka treguar për çmimin që ka marrë.

Bebe  rrëmbeu çmimin “Most performed pop song” dhe “Song of the year” për këngën e saj ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Interpretuesja e disa hiteve, me këngë ‘Meant to be’ ka arritur 765 milionë klikime në YouTube.

Ndryshe, Rexha së fundi i është bashkuar turneve muzikorë anembanë globit të bendit Jonas Brothers.

Loading...