Bashkëthemeluesi i Facebook, Chris Hughes i ka bërë thirrje qeverisë amerikane që të vendosë rregullatorë federalë për rrjetin social. Sipas tij, drejtori ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg është kthyer një person shumë të fuqishëm, ndërsa Facebook është shndërruar në monopol.

“Është koha për të thyer Facebook. Pushteti i Zuckerberg është i paprecedent“, thotë ai një shkrim të botuar në New York Times.

35-vjeçari Hughes ka qenë shok dhome në universitet me Zuckerberg dhe ka ndihmuar në krijimin e Facebook. Ai u largua nga kompania në vitin 2007 për t’iu bashkuar fushatës së parë presidenciale të Barack Obamës. Ndërsa në vitin 2012, ai shiti të gjitha aksionet që posedonte në Facebook.

T mobile In article [1]

Në shkrimin e tij, Chris Hughes argumenton se kërcënimi më i madh në Facebook është kontrolli i njëanshëm nga Mark Zuckerberg mbi fjalën e lirë. “Influenca e Zuckerberg është tronditëse, shumë më e madhe se sa e të tjerëve që punojnë në sektorin privat apo në administratë”, shkruan bashkëthemeluesi i Facebook.

Chris thotë se është pikërisht Zuckerberg personi që përcakton rregullat dhe mënyrën si të kategorizohet një fjalim mbi dhunën apo me fjalë ofenduese. Për këtë arsye, ai i kërkon qeverisë që të përcaktojë rregulla të forta për të vendosur kontroll më të rreptë mbi Facebook.