Bartomeu ka konfirmuar se Valverde do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës edhe për sezonin 2019/20.

Pas eliminimit befasues nga Champions League, pas humbjes 4-0 në “Anfield” nga Liverpooli – e ardhmja e Ernesto Valverdes u vë në dyshim.

Për dy vite me radhë, Barcelona u eliminua në çerekfinale dhe gjysmëfinale me përmbysje, pasi i kishte fituar ndeshjet e para (4-1 vs Roma) dhe (3-0 vs Liverpool).

Mirëpo, pavarësisht zhgënjimit të madh, Josep Maria Bartomeu, thotë se Valverde është njeriu i duhur për projektin që kanë nisur tash e një kohë.

“Planifikimi për sezonin e ardhshëm tashmë është rrugës, që një kohë të gjatë. Ka lojtarë që kanë nënshkruar dhe do të flasim në fund të sezonit. Ditë më parë, Valverde tha se e ka besimin e presidentit dhe klubit. Është trajneri që duam. Kemi një projekt para vetës me të, ka kontratë ende dhe jemi të lumtur me të”, tha Valverde

Loading...