Spurs” i kanë bërë gati 11.5 milionë euro për ta rikthyer futbollistin uellsian

Ylli uellsian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm.

Prandaj, “Los Blancos” po shikojnë ta sistemojnë diku futbollistin e krahut të djathtë.

Flower

Dhe, tabloidi britanik “Mirror” shkruan se Bale mund të rikthehet në Angli, tek Tottenhami.

Finalisti i Champions League mund ta huazojë Balen për një shifër prej 11.5 milionë eurosh.

Kampioni evropian është i gatshëm ta lirojë lojtarin, ndërsa huazimi duket opsioni më i mirë për të gjitha palët, pasi Spurs nuk duan të shpenzojnë shumë para për të.

Ndërkohë, Bale duhet të bëjë sakrificë të madhe pasi duhet ta pranojë një rrogë shumë më të vogël në Londër

Loading...