Gareth Bale ka folur për jetën e futbollistit në një dokumentar të BT Sports, duke e kritikuar anën negative e të qenit futbollist dhe kontrollin e jetës që lojtari e humb për shkak të këtij profesioni.

Bale, i cili nuk flet për të ardhmen e tij aspak të sigurt në Real Madrid në këtë dokumentar, u ankua se futbollistët nuk mund ta zgjedhin kalendarin siç mund ta bëjnë lojtarët e golfit dhe tenisit, transmeton Gazeta Express.

“Në futboll, ne jemi thjesht robotë. Ne nuk mund ta zgjedhin kalendarin siç e bëjnë në golf apo tenis. Ne nuk mund të zgjedhin çfarë të bëjmë apo kur. Ata na tregojnë gjithçka që duhet të bëjmë: ku të jemi dhe kur, çfarë të hamë dhe kur të hamë. Kështu ne e humbim kontrollin mbi jetën tonë”, shpjegoi Bale.

Përfaqësuesi i Uellsit nuk ka ngurruar të thotë sesa i keq ka qenë futbolli për të.

“Kur je fëmijë, nuk ke shumë mendime në kokë, prandaj mund të kënaqesh me shokët dhe të qeshesh. Kur bëhesh profesionist, të gjitha llojet e presionit dhe kritikave dhe ajo ndjesi humb”, thotë uellsiani.

Megjithatë, Bale thotë se çdo gjë ia ka vlejtur.

“Karriera e futbollistit është e shkurtër dhe nganjëherë duhet të flijosh gjithçka për të”, shtoi ai.

Loading...