“Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen! Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tone! Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”! (F. Konica – Vepra 3, f. 15).

Prindërit e dështuar të ditëve tona janë të shumtë! Janë në qindra e mijëra! Ata i keni gjithandej, në skenat e fshatit, kafeneve të shprazuara nga murtaja e bardhë që kurdisi politkbërja sharlatane, tanimë me dekada, në rrugët e  qytetit, çdo ditë, në çdo rrugë, në çdo cep të kasabave tona të shëndruara tanimë në ‘savanën e  pafundme të gjahut jashtë kontrollit, ku luajnë rolin e tyre në gojën e përgjakur të ujqërve, dhe  të hienave që presin pjesën e tyre  të merituar! Në savanën ku drerë e drenusha të pafajshme, në përpëlitjen e ikjes së pashpresë,  mundohen t’ u ikin ‘dhëmbëve të mprehtë të mërgimit’, të përcjellur me melodinë makabre të tingujve të baladës bardhë e zi!

I kemi ata nëpër çdo stacion autobusësh, nëpër aeroporte, përpara shtëpive ku u lindën e u rritën bijët e tyre në ikje nga vatani, tanimë refren i baladave bardhë e zi! Baladave ekoja e së cilave  shpalos skenat trishtuesve të syve të përlotur të prindërve dhe fëmijëve të tyre në ndarje, që përshpërisin lamtumirën me drithërimën e zërit që klith rënkim nga dhembja e  plagës së zemrave të thyera! I kemi ata lojtarë të aktieve trishtuese të dramës që vëzhgohet nga sytë dhe buzët që në gelltitje të vrerit të braktisjes, kontrolluar nga makthi i dëshprimit, nuk arrijnë të flasin!   Akte këto makabre të lamtumirës së përlotur të prindërve, me thike të ngulur në shpinë, që nën goditjen  e dhimbjeve, përshpërisën klithjet e balladës bardhë e zi, kënduar të bijve dhe bijave të tyre, drejt  rrugëtimit të tyre të pafund për  botën për  të cilën nuk u lindën!

Teksti i kësaj balade është i rënqethës, ka rrënjë historike, tradicionale, ngase ajo nuk harron të këndohet, gjeneratë pas gjenerate, brez pas brezi, ajo thjesht është si një lodër fataliteti, që vazhdimisht qëndron varë mbi kohën e shqiptarit, për t’i vënë në dije që ky i fundit është lodër për zbavitje e atyre që ‘bëjnë lojën e drejtesisë dhe meritokrasisë’ për një shtet të barabartë për të gjithë!   Autorët e kësaj drame, të përcjellur me tingujt te baladës bardhë e zi,  janë të njëjtë; janë oligarkë, janë kleptokratë, janë autokratë e teokratë, që të gjithë,  fatmirsisht, patriotë,  që në lojërat e tyre të dizajnuara enkas për ujin që shkon në mullirin e tyre, me shumë mund dizajnuan ‘teatrin tonë të mjerimit’, atë të tragjikomedisë, ku aktorët jemi ne! Jam unë, je ti, është biri im, bija ime, apo e ytja, jemi ne,  populli në pritje të përhershme!

Është inteligjenca, janë të ndershmit, pra,  të gjithë  ne që  nuk dijtëm të gjendemi në savanën e gjuetisë së madhe, në savanën ku rregullat e drejtësisë artikulohen kryekëput komanduar nga agresori,   në savanën e madhe  plot rreziqe! Në savaën  ku rolet kryesore të dranës së përgjakur, u janë dhënë ujqërve dhe  hienave, këto ndihmëse ngjyra- ngjyra  që jargëzozojnë pas gjahut të njomë që me vite e krijuan, gjahut që vote-besimin, po këto viktima ua dhanë. Votbesimit në emër të të drejtave,  të drejtësisë e mirësisë,  që së paku të përkujdesej për jetën e tyre në savanën e mizerjes dhe rreziqeve të dala jasht kontrolli!

Andaj, juve që u besuam, u perkrahëm, u admiruam,  u vlerësuam në emër të lirisë e perëndisë, u betuam në komb dhe drejtësi,  për të gjithë ju aktoret e kësaj drame makabre,  aq mirë të regjizuar,  me keqardhje dhe në pashpresë konstatojmë që pendimi i vonuar as që duket në horizontin e pafund të shpresës së thyer! Edhe sikur ky pendim, sadopak të ndriste mendjen dhe zemrën tuaj, së paku publikisht të bënit diçka në emër të drejtësisë, që të na i zbusnit zemren e thyer të prindërve humbës, ‘këngëtarë të përsosur të balladës bardhë e zi’! Neve   që vazhdimisht këndojmë ketë ‘baladë të humbjes së madhe’ të më të dashurve tanë! Të cvilitur nga humbja, por krenar, do qëndrojmë me duar të zbrazura,  të drejtura drejt qiellit blu, me sy të përlotur drejt ikjes së bijve tanë në largësi, duam t’ ju vëmë në dije që tanimë dreqi kontrollon gjithçka, ndërsa ju autorët e kësaj mizerje të pafundme, dhe me tej, vazhdoni të thirreni në drejtësi dhe meritokraci. Vlera këto, që kurrë nuk do e bekojnë këtë vend!

Tanimë është shumë vonë për pendim, sepse dreqi i mallkuar është gjithandej, ai kontrollon vetëdijen tuaj të   lajthitur që kultivoi  mizerje multidimensionale, të shpirtit dhe fizikut popullor në  egzodus të vazhdueshëm,  fatkeqsisht tanimë për dekada! Përfundimisht dhe së bashku, si tufë e mbledhur kokë më kokë, gjithnjë në mesin e savanës plot rreziqe,  së bashku artikulojmë tingujt plot dhimbje të mjerimit tonë! Kështu është më mirë, sepse përfundimisht të gjithë,   i jemi   lëshuar satanit, të kontrollojë shpirtin dhe fizikun tone,  drejtë rrugës së vetme që na bashkon, kësaj rrugë që të zgënjyer dhe syçelë, na çon drejtë amshimit!  Rrugës që vlen edhe për ty edhe për ne, ngase se paku vetëm aty jemi të gjithë të barabartë! Nëse edhe këtu nuk i keni futur gishtat në formë direkte, ngase në formë indirekte, besa shumë keni kontribuar që të shëndrohemi në korin më perfekt të këngëtarëve të baladës bardhë e zi,  të egzodusit te madh nga vendlindja!

Përfundimisht nuk kemi më për ç’të flasim do thoshte Konica i madh, i mori lumi të gjitha, jetoni ju, kënaquni ju, në luksin dhe famën herostratiste nga e cila jeni rrethuar, shikoni dhe kënaqeni  ju, duke vëzhguar rritën e nipërve dhe mbesave tuaja, të siguruar brez pas brezi nga shitja e madhe e brockullave patriotike, përjetoni ju, pozicionimet e pamerituara të nipërve dhe bijve tuaj,  në institucionet e sistemit, aty ku ndërtoni famën tuaj të mjerimit! Kënaquni ju me patundshërinë që krijuat, që i keni në dispozicion në bregdete, fshatra e qytete, që i fituat me djersë, gjithnjë, në kurriz të të ndershmëve dhe lirisë të tyre. Mos harroni, që   në temelet e saj, kurban vëndosët fatin e bijve tanë! Gëzohjuni ju ‘kësaj pasurie të merituar’, ngase s’ka si bëhet ndryshe, sepse ‘ne kënduesit e balladës bardhëve zi’, pëfundimisht dhe në pashpresë,  jemi dorëzuar!

Andaj, Zoti i Vërtetë, përcjellës i mësimeve të ‘Shkrimit të shenjtë’, që ju nuk e njihni,  ua pranoftë bëmat në emër të së mirës që na e servuat, në emër të dinjitetit dhe pronës nga e cila mjeshtërisht na zhveshët, në emër të bijve dhe bijave tona që i përbuzët për paaftësi duke i shëndruar në qytetarë të klasës së tretë, që të gjitha i bëtë   në emër të barazisë dhe shtetit të qytetarëve të barabartë,  ujin e të cilit,  në demens të vazhdueshëm, e drejtuat drejt mullirit tuaj të satanit!

 

Shkruan : Prof. Dr. Florim V. AJDINI

Loading...