Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar që deputetja e PDK-së, Flora Brovina të jap dorëheqje nga legjislativi.

Sipas tij, kjo deputete ka luajtur me ndjenjat e 20.000 femrave të dhunuara kosovare.

“E turpshme, e dhimbshme dhe denigruese, paraqitje tejet jodinjitoze e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lidhje me rastin e dhunimit të një gruaje shqiptare. Me këtë rast ka shkelur mbi ndjenjat e 20 mijë motrave tona të dhunuara, duke menduar gjithsecila prej tyre se mos vallë është në atë fotografi. Shtuar kësaj se ajo foto doli të jetë e dyshimt dhe joreale . PDK dhe Flora duhet të kërkojnë falje publike për këtë gjest jonjerezor, kjo e fundit edhe DORËHEQJE”, ka shkruar ai në Facebook.

Loading...