Sot kudo në botë festohet “Dita Botërore e Nënës”. Por jo të gjithë mund ta gëzojnë këtë ditë më me të shtrenjtën e tyre.

Edhe vogëlushja me emrin Luna në këtë ditë s’ka kujt t’ia dhuroj një lule a një përfqafim të vetëm, pasi që nëna e saj ka ndërruar jetë.

Megjithatë babai i saj, nuk e ka lënë Lunën të ndjehet vet dhe e mërzitur ai ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, ku vepra e tij humane po bën gjiro në rrjetet sociale, pavarësisht se njerëzit mund të kenë paragjykuar nga fotografitë që ai ka postuar, por ky është shkrimi i tij përbri imazheve:

“Siç e dini, unë dhe Luna e kemi humbur Stella-n (gruaja ime dhe nëna e saj) dhe çdo ditë e nënës është jashtëzakonisht e vështirë për të. Këtë herë ajo tha: “Babi ..! Ne po këndojmë një këngë për Ditën e Nënës , por unë nuk kam një mami! Nëna ime shkoi në qiell .. !! “

Gjithsesi, unë u përpoqa ta bindja që gjyshja ose hallat e saj mund të përfaqësonin “nënën” e saj, por pa sukses. Ajo më pyeti me sy të mbushur me lot, kështu që isha nëna e saj për këtë ditë. Ajo më pyeti nësë mund ta vë një mjekër trëndafili dhe një parukë bjonde ashtu si nëna e saj origjinale .. !! E pra … Këtu është rezultati .. !! “

Së fundi, dua të lë mesazhin e mëposhtëm: “Vdekja është e pashmangshme, por ne nuk duhet ta kalojmë atë në mënyrë të trishtuar ..! A jeni dakord? Ishte e mahnitshme të shihja buzëqeshjen e saj në fytyrë kur më pa si “mama” e saj .. !! “.

Loading...