Antoine Griezmannit i është dhënë lamtumira me vërshëllima.

Sulmuesi francez, që ditë më parë lajmëroi largimin nga Atletico Madridi, startoi në ndeshjen e fundit në La Liga për sezonin 2018/19 në barazimin 2-2 me Levanten, raporton Gazeta Express.

Sa herë që Griezmann ka prekur topin, është vërshëllyer nga fansat e Atleticos, që ishin afër humbjes pasi Levante shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë, me anë të Erick Cabaco dhe Roger Marti.

Rodri 68’ dhe Sergio Camello 79’ shënuan për Atleticon për të barazuar në 2-2 rezultatin duke e shpëtuar Atleticon nga humbja

Loading...