Milla Carovska është duke heshtur për skandalin e bashkëshortit të saj të pakurorëzuar.

Bashkëshorti i pakurorëzuar i Milla Carovskës vetëm tri ditë prej raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, gjegjësisht më 8 maj nga Qyteti i Shkupit dhe Petre Shilegov ka fituar tender me vlerë prej 967,600 denarë për huazimin e pajisjeve për vëzhgim në lartësi.

Bashkëshorti i pakurorëzuar i Milla Carovskës përveç tenderët për fluturimin e dronëve fitoi edhe furnizime në 4 sy në shumë të përgjithshme prej 1,5 milionë denarë.

Georgievski Goran i cili është pronar i kompanisë FLAJ KEM u bë fitues i rregullt i tenderëve dhe furnizimeve prej institucioneve derisa bashkëshortja e tij e pakurorëzuar është ministre.

A po hesht Milla Carovska për këtë skandal ku kanë fituar tenderë me bashkëshortin e saj pasi mbase pason një skandal i ri për furnizimin e vendosjes së sistemit për ndjekjen e ndotjes së ajrit ambiental në fushëgropën e Shkupit?

Ky tender është aktual prej mbi 80.000 euro do t’i takojë pikërisht familjes së Milla Carovskës dhe bashkëshortit të saj të pakurorëzuar?

Për të gjitha këto ujdi të turbullta, tenderë dhe biznese një ditë do të përgjigjen të gjithë që janë të involvuar ndërsa Milla Carovska të mos heshtë, të mos fshihet pas projekteve paushalle por të dalë dhe ta japë komentin e saj për këtë skandal dhe të bart përgjegjësi.

Loading...