34 vjecari nga Maqedonia e Veriut, gjegjësisht nga Shkupi u arrestua ditë më parë në Aeroportin e Milanos, pasi që po kërkohej gjatë kohë për mashtrime shumëmilionëshe.

Ai kishte arritur që me para falso të blejë diamante dhe stoli ari me vlerë. Në vitin 2010 kishte mashtruar një koleksionist gjerman duke i blerë diamante antike me një vlerë 1.4 milionë euro, para false. Ai i ka treguar gjermanit paratë të paketuara nga 20 mijë euro në qese najloni dhe kanë këmbyer diamantet me paratë. Më pas gjermani, ka konstatuar se bëhet fjalë për para false, përcjellë INA.

Ai vite më parë kishte mashtruar edhe një shtetas tjetër gjerman, duke iu prezantuar si biznesmenë dhe duke i blerë stoli tjera ari dhe diamante. Shkupjani po kërkohej më shumë se 10 vite, ndërsa u arrestua javën e kaluar në Aeroportin e Milanos, derisa po udhëtonte drejt Shkupit.

Loading...