Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Shtime në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar sot në Prishtinë një person të dyshuar për vjedhje në Shtime

I dyshuari 17-vjeç, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë hyrë dje me forcë në një mishtore në Shtime dhe kanë vjedhur 700 euro.

Gjatë intervistimit, në prani të mbrojtësit ligjor dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, i dyshuari e ka pranuar veprën e kryer.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 24 orëve dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj. Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të kërkimit dhe arrestimit edhe të dy të dyshuarve tjerë të këtij grupi.

Loading...