Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë të cilët u zbuluan se, të organizuar, shpërndanin lëndë narkotike.

Ata u ndaluan në Firence, teksa mediat e vendit fqinj kanë publikuar edhe emrat e dy prej tyre.

Ata janë Elvisin Vulashi dhe Elidon Marticana, ndërsa i treti është një 40 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Pas informacioneve të marra, autoritet italiane mundën të mbërrinin tek Gardini Leonardo, një italian gjithashtu i arrestuar, dhe shqiptari Elidon Marticana, 25-vjeç. Të dy të rinjtë, kishin krijuar një treg fitimprurës të shpërndarjes së drogës në Sesto Fiorentino dhe Calenzano, të kryera me një bashkëpunim të përkryer me njëri-tjetrin dhe duke mos pasur kurrë konflikte.

Italiani dhe shqiptari furnizoheshin nga dy shqiptar të tjerë me lëndën narkotike. Një 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe një 33-vjeçar i quajtur Elvisin Vulashi.

Ky i fundit ishte edhe në arrest shtëpiak, por kjo gjë duket se nuk e ka penguar aktivitetin e tij.

Loading...