Mëngjesi i së hënës, solli forca policore në lagjen luksoze në periferi të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Në Marigona, u bastis një shtëpi dhe u arrestua biznesmeni Ismet Osmani.

Përveç Currit, Departamenti për krime ekonomike dhe korrupsion ka vënë në pranga edhe 4 persona ë tjerë. Në mesin e tyre edhe Ilir Bojkun, Mentor Maqanin, Rrahim Hashimin dhe një person që Klani ia ka mësuar vetëm inicialet A.th. E prokuroria bën me dije se 2 persina të tjerë me iniciale E.L  dhe Z.J janë duke u kërkuar nga policia.

Këta 7 persona dyshohet se kryen veprat penale Fajde, Detyrim dhe Mashtrim. Por avokati i Osmanit tha se klienti i tij nuk ka të bëj fare me këto vepra.

Arifi tha se bëhet fjalë për një vepër 10 vjet të vjetër.

Kronikë nga Blerta Ahmeti

Loading...