Këngë dhe tekste të pëlqyera gjithmonë nga publiku, një pamje fine dhe e kuruar drejt të paturit të një portreti natyral.

Këto janë fjalët me të cilat mund ta përshkruajmë këngëtaren Argjentina Ramosaj e cila megjithesë prej kohesh nuk ka sjell projekte të reja në muzikë është aktive me ndjekësit në rrjete sociale.

Dhe ditën e sotme këngëtarja feston ditëlindjen dhe ka marrë urime të shumta por komenti që tërhoqi më shumë vëmëndjen ishte ai i mamasë së saj Suzana Mushkolaj.

Suzana Mushkolaj është një fotografe profesioniste në Holandë.

Nëna e këngëtares ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shfaqet Argjentina bashkë me djalin e saj duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes.

Përmes fjalëve të ngrohta si një nënë arrin të na perçoje me emocion, e cila shkruan:
“Shumë urime për vogëlushen time e cila më bëri mua prindin më krenar të planetit tokë. Uroj që udhëtimi yt në jetë të jetë i mbushur me gëzim, dashuri dhe lumturi. Të dua shumë engjëll. Ti je shoqja ime e ngushtë dhe e vetme”.

Argjentina mbush plot 29 vjeç dhe nuk duket fare për këtë moshë sepse ngjan shumë e re.

Loading...