Fansa të iPod touch, dita juaj më në fund ka ardhur. Apple sapo ka njoftuar një version të përditësuar të iPod touch që hedh poshtë procesorin  e vjetër për një A10 Fusion, së bashku me një opsion të ri të hapësirës prej 256GB.

Është përditësimi i parë i produktit të Apple që nga brezi i gjashtë i iPod Touch që u lansua në korrik të vitit 2015.

Përveç këtyre dy ndryshimeve, duket se Apple po lë pjesën tjetër të dizajnit të iPod Touch të njejtë: ka ekran të njëjtë prej 4 inçësh, pullën ‘home’ dhe kamerat.

Ndërkohë që njoftimi i rifreskimit të sotëm sjell Pod Touch në përputhje me iPhone 7 – iPhone-i më pak i fuqishëm që Apple aktualisht shet – procesori A10 siguron mjaft energji për disa veçori të reja, duke përfshirë thirrjet grupore në FaceTime dhe aplikacionet e realitetit të shtuar ë Apple, veçori këto të cilat më parë nuk ishin të disponueshme në iPod Touch.

Kompania thotë se, krahasuar me modelin më të vjetër, versioni i përditësuar do të ofrojë deri në dy herë performancën më të shpejtë të CPU-së dhe deri në tre herë më shumë grafikë.

Versioni i rifreskuar i iPod Touch fillon në 99 dollarue për modelin 32GB, 299 dollarë për variantin me 128GB hapësirë ruajtëse dhe 399 dollarë për opsionin e ri 256GB.

Loading...