Kemi bërë model të shkëlqyer që do të shkaktojë zhvillim të burimeve ripërtëritëse të energjisë (BRE) dhe nuk do të ndikojë në çmimin përfundimtar që do ta paguajnë konsumatorët e energjisë elektrike. Ky është sistemi i premiumeve, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në Forumin energjetik të Maqedonisë 2019.

Ai në panelin e parë të forumit “Tranzicioni energjetik në botë dhe sfidat rajonale në veprimin me trendin global”, që e moderoi drejtori i përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Dragan Minovski, theksoi se me premium tarifat investitorët potencialë paraprakisht do t’i dinë të gjitha shpenzimet e tyre për realizimin e investimeve në centralet fotovoltaike dhe shtoi se kushti i vetëm për marrje të lejes do të jetë premium më i vogël.

“Në fazën përfundimtare të negociatave jemi me EVN-në për përcaktim të çmimit të kyçjes dhe mund të them se në Makedonski Brod dhe Sveti Nikole, ku tokat shtetërore në të cilat do të ndërtohen fotovoltaiket çmim i për kyçje të rrjetit do të jetë nga 25 deri 30.000 euro për megavat fuqi të instaluar. Me kushtet që i ofrojmë presim që të ndërtohen fotovoltaikët me fuqi të instaluar të përgjithshme prej 200 megavatëve”, tha Angjushev.

Sipas tij, kyçe ishte miratimi i Ligjit të ri për energjetikë për paraqitjen e interesit për investime në BRE në vend.

“Në dy deri tre vitet e ardhshme shpresoj se do të ndërtohen BRE me fuqi të instaluar prej 350 megavatëve”, tha Angjushev.

Precizoi se me zbatimin e fiding tarifave në vit kishte impakt prej rreth 19 milionë eurove, ndërsa me premium tarifat impakti nuk do të tejkalojë katër milionë euro.

Drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë energjetike Janez Kopaç theksoi se vendi nuk do të mund t’i plotësojë detyrimet deri në vitin 2020, 23 për qind nga prodhimtaria e energjisë të jetë nga BRE.

“Me siguri vendi nuk do ta arrijë këtë përqindje sepse në të kaluarën nuk është bërë shumë në këtë fushë, por kuptohet do t’i plotësojë detyrimet për vitin 2030 kur do ta plotësojë ngecjen”, tha Kopaç.

Ai porositi se vendet nga rajoni duhet ngadalë të heqin dorë nga qymyrguri si mjet bazë për prodhimin e energjisë elektrike dhe të fokusohen në BRE.

Theksoi se bashkëpunimi rajonal do të jetë kyç për zhvillimin e sektorit energjetik dhe shtoi se vendeve që do të inkuadrohen drejt Bashkimit Evropian do t’u hapet mundësia për marrje të mjeteve për investime në BRE.

Loading...