Hëna po tkurret dhe po lëkundet, kanë zbuluar të dhënat e reja të Nasas.

Përgjatë dekadës së fundit, shkencëtarët se derisa brendësia e Hënës po ftohej, ajo po rrëgjohej si të ishte rrush i thatë.

Analizat e reja, duke përdorur misionet e Nasas, tregojnë se Hëna po vazhdon të tkurret edhe sot e kësaj dite. Derisa e bën këtë, po përjeton tërmete, me satelitin tonë që ka filluar të lëkundet përgjatë shkëmbinjve të saj.

Hulumtimet e reja u bënë të mundura falë krijimit të një algoritmi që proceson të dhënat sizmike të marra në vitet ’60 dhe ’70.

Për më tepër, shumica e lëkundjeve të hënës ndodhnin kur hëna ishte në pikën më të afërt me tokën. Kjo ka ndodhur sepse graviteti i Tokës prish sipërfaqen e saj.

Shkencëtarët tash po shpresojnë që të rikthehen në Hënë për të marrë vesh se çka po ndodh në të.

Loading...