Achraf Hakimi e shijon në maksimum edhe jetën private, pas asaj profesionale.

I riu i Real Madridit, aktualisht i huazuar në Borussia Dortmund, shihet si njëri prej futbollistëve më premtues.

Për formën e tij të mirë te Dortmundi ka ‘faj’ edhe e dashura e tij.

Hakimi është në lidhje me ‘aktoren më të bukur në botë’ – e cila është 12 vite më e vjetër se ai.

Hiba Abouk, 32-vjeçare është një aktore e njohur tuniziane, e cila luan rolin e Fatimas në emisionin spanjoll “El Principe”.

E lindur në Madrid, ajo ka edhe pasaportë të Spanjës, derisa mund të flasë spanjisht, arabisht, gjuhën frënge, anglisht dhe italisht.

Karriera e saj si aktore nisi në vitin 2010 në një serial komedie i quajtur “La isla de los nominados”.

Hiba e quan Achraf Hakimin ‘njeriun e jetës’, madje thotë se është shumë e lumtur përkrah tij.

Image
Image
Loading...