Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, të mërkurën, më 15 Maj, Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërmori aksion humanitar në qytetin e Shtipit, gjegjësisht me myftininë e këtij qyteti, pra me Koordinatorin e Myftinisë së Shtipit Nasir ef. Rexhepi, ku në formë të organizuar u bë shpërndarja e 10 tonelata ndihma humanitare për familjet skamnore, të pastrehët, jetimët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, në këtë qytet.
OH Hilal për këtë muaj të bekuar të Ramazanit ka planifikuar të shpërndan mbi 200 tonelata ndihma në aksione të pritshme të shtrira në tërë vendin.

Loading...
Global