Thomas mund ta vazhdojë karrierën në Serie A te Interi.

Talenti i Atletico Madrid, Thomas Partey, ka dhënë sinjale se klienti i tij mund të jetë rrugës për t’iu bashkuar Interit në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori është lidhur me një largim të mundshëm nga La Liga për muaj me radhë dhe tani agjenti i lojtarit ka konfirmuar se ai mund t’i bashkohet Interit sezonin tjetër.

“Mund të them se nuk kam biseduar me askënd, edhe nëse Interi është top klub”, tha agjenti, Daniel Jimenez.

“Ai ka klauzolë 50 milionë euro, e lirë për një lojtar si Thomas. Do të presim deri në fund të sezonit dhe më pas do të shohim”.

25-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar katër asiste në 31 ndeshje në La Liga këtë edicion, por ka startuar vetëm në 21 prej tyre

Loading...