Aktorja e njohur, Jameela Jamil, ka zbuluar se ka abortuar një fëmijë kur ishte më e re. 33-vjeçarja është shprehur se ky ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë.

Madje aktorja ka kritikuar Gjeorgjinë për ndalimin e abortit, pasi javën e kaluar u bë shteti i katërt këtë vit që ndalon abortin nëse gruaja është 6-javëshe shtatzënë.

Në një postim në “Twitter”, aktorja e “Good Place” e quajti çnjerëzore vendimin dhe sipas saj, demonstron hapur një urrejtje ndaj grave.

“Ky ligj kundër abortit në Gjeorgji është aq tronditës, çnjerëzor dhe demonstrues i një urrejtjeje ndaj grave, një shpërfillje për të drejtat, organet tona, shëndetin tonë mendor dhe në thelb një dënim për viktimat e përdhunimit, duke i detyruar të mbajnë fëmijën e përdhunuesit të tyre”, shkroi ajo.

“Bëra një abort kur isha e re dhe ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Për të dy, mua dhe foshnjën që nuk e doja dhe nuk isha gati emocionalisht, psikologjikisht dhe financiarisht”, përfundon Jameela.

Image
Image
Loading...