Qëkurse është bërë pjesë e industrisë muzikore shqiptare, Big Mama është shndërruar në një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar.

Dy vitet e fundit këngëtarja e famshme ka pësuar një transformim rrënjësor pas kryerjes së një operacioni për ngushtimin e stomakut dhe tashmë miqtë e quajnë me shaka Sexy Mama dhe ajo duket disa vite më e re në moshë.

Por jo vetëm kaq ajo së fundmi këngëtarja ka bërë ndërhyrje dhe në hundë gjë e cila u vërejt nga ndjekësit e saj.

Por a është në një lidhje Big Mama pas transformimit të sja në pamje?

E ftuar ditën e sotme në emisionin “#Gjesi”, këngëtarja ka folur për emsionin e saj ‘Mama’s trip’ gjithashtu nuk i’u ka shpëtuar as pyetjeve në lidhje me jetën e saj private gjë e cila është komentuar shpesh në media, por që nuk ka qenë diçka konkrete dhe e konfirmuar nga vet këngëtarja.

“Jam në kërkim të fatit. Jam lodh me këtë pyetje dhe me këtë përgjigje, jo që nuk du, po unë besoj diçka. I besoj kësmetit, i besoj fatit e ndoshta nuk ka ardhur ende. Nuk është diçka që e kurdisim vet ose që e aranzhojmë vet. Udhëtimet mund ti aranzhojmë, pushimet mund ti aranzhojmë, por zemrën nuk mund ta aranzhojmë, as kësmetin e as fatin. Ishalla e përjetoj edhe unë atë ndjesi, por për momentin nuk ka diçka të tillë” është shprehur Big Mama.

Image

Loading...