Savash VELIU

Në çdo periudhë të historisë janë parë ndryshime kahësore të pushteteve politike botërore kështu ndodhi edhe me Turqinë e cila sot ndërroi aksin politik të saj prej perëndimi drejtë lindjes nën moton; ‘’Ekziston edhe Euro-Azia’’ dhe se “BE-ja ka nevojë për Turqinë më shumë sesa Turqia për BE-në, kështu deklarohet presidenti turk Erdogan!

Si pasoj e përcaktimit të saj politik Turqia u përball me komplotet e rrëximit të avionit rus si vërejtje ndëshkuese prej NATO-BE’s, dhe kur Turqia u fokusua në blerjen e raketave ruse S-400 u përball me grusht shtetin e 15 gushtit 2016 e komplotuar sërish prej NATO- BE’s!

Por kur Turqia u përfshi në projektin e përbashkët të prodhimit të avionit F-35 atëherë Senati amerikan votoi për pezullimin e projektit të avionëve F-35 duke ndaluar kështu dorëzimin e tyre Turqisë. Kjo me justifikimin se Turqia ka blerë sistemet mbrojtëse ruse të raketave S-400.

Me dekada Ankaraja mbajti aksin perëndimor por ajo sot rrotën e saj strategjike e ktheu drejtë Lindjes së Largët ku janë Rusia, Irani dhe Kina, ortakllëk i cili fillon prej armëve e deri te paraja Që përfshinë edhe Projektin Jetik ‘’Rrruga e Mëndafshit’’, lidhje që lidh Mesdheun me Kinën në riballancimetë e reja politiko-tregëtare. Dhe si kundërpërgjigje ndaj saj SHBA-ja morri parasysh të godas projektin e madh që do të fillonte me Rusinë dhe Kinën por përllogaritjetë nuk do të jepnin rezulltatetë e pritura që të lëkund këto dy shtete të forta ekonomiko-ushtarake… prandaj SHBA-ja u përqëndrua të godas dy antarët më të vegjël të saj si Irani i cili tani ndëshkohet me sanksione dhe trazira të brendshme politiko-ekonomike që të vazhdoj pastaj me Turqinë që sipas Stiv Bin (njeriu i pushtetit të thellë amerikan) për të u prishur projekti madhor kinez duhet të goditet së pari Turqia dhe kështu do të merr fund projekti në fjalë.

Ishte Turqia që e mbajti gjallë kalanë e fundit mbrojtëse të Rusisë në Siri pasi ajo me pranverën arabe u shpor prej Egjipti. Ishte taktika politiko-strategjike e Turqisë që bëri të kundërshtoj aleatët perëndimorë duke u dërguar mesazhe të qarta se ajo di të bëj politik të pavarur mbi interesat nacionale. Këto mesazhe ishinë sinjale të qarta ndaj ortakëve perëndimor se ata pa Turqinë s’mund të bëjnë asgjë ngase ajo mund të luaj potezat vendimtare që ato e bënë të fitoj Rusia në vend të Amerikës, akt që pamasë tërboi Pentagonin.

Askush nuk mund ta detyrojë Turqinë të pranojë një ekuacion të dëmshëm për veten e saj. Prioriteti kryesor i Ankarasë është zhvillimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të Republikës së Turqisë.  Për Turqinë aleanca mes Anglisë, Amerikës dhe Evropës më ishte një sëklet i madh. Prandaj Turqia vendosi të qëndroj pranë Rusisë, por duke marr parasysh se periudhatë vijuese do kalojnë në vështirësi të mëdhaja si nga jashtë ashtu edhe nga brenda të operacionalizuara nga perëndimi përmes partive politike opozitare me orientim proamerikan.

Ashtu edhe ndodhi! Në votimet e marsit partitë ideologjikishtë të ndara treguan veten brenda një aleance të paimagjinueshme që arritën të manipulojnë zgjedhjet në Stamboll dhe Ankara. Por ato votime i shpalli Ankaraja të pavlevshme dhe urdhëroj të bëhen rivotimetë në Stamboll, një akt që pezmatoi evropën dhe kryeparlamentaren gjermane.

Gjithsesi se ata që refuzuan aksin Euro-Aziatik do bënin goditjet e tyre politike mbi pushtetin turk duke i nxitur opozitarët proamerikan drejtë turbulencave ekonomike, kaosit, terrorit ndoshta edhe në ngritjen e tensioneve rrugore, siç i bëjnë në Francë dhe Evropë gjetiu. Kështu janë fatet e shteteve me ndikim të madh botëror ku radhitet edhe Turqia që sot lufton për sovranitetin e saj të plotë politiko-ekonomike dhe atë ushtarake në rajon.

Turqia është një vend me rëndësi gjeostrategjike të madhe në Mesdheun lindor e cila dita ditës bëhet qendra e botës derisa Burimet e pasura natyrore, të zbuluara kohëve të fundit bënë që fuqitë që duan të ulin vartësinë nga jashtë në energji të dynden drejt Mesdheut Lindor ku janë stacionuar afro 200 anije luftarake nga e gjithë bota…! Dhe Turqia në të është çelësi kyç i saj. Prandaj palët e dy aleancave botërore do bëjnë çmos që ta tërheqin Turqinë pran vetes ose në fund do të afrohen me të, padyshim.

Por çfarë në të vërtetë do ndodh në ditët vijuese do të tregojë tronditjet që do vijnë nga të katër anët e botës të ndërlidhura me këto përplasje rivalitetetesh në Mesdheun e nxehur së tepri!

Loading...