Shtatë këshillat për fëmijët dhe nxënësit që agjërojnë janë:

1. Në programin e agjërimit të respektojnë principet e ushqimit në 3 vakte ushqimore, iftar, darkë dhe syfyr.

2. Iftari për nxënësit duhet të jetë tepër i lehtë dhe me pak yndyrana.

3. Meqenëse vëllimi i stomakut në këtë moshë është shumë më i vogël se vëllimi i stomakut tek të rriturit, patjetër duhet darka të hahet 2 ose maksimum 3 orë pas iftarit.

4. Është e domosdoshme ruajtja e ekuilibrit ushqimor gjatë iftarit, darkës dhe syfyrit.

5. Në çdo vakt ushqimor, nxënësit duhet të konsumojnë fruta dhe perime për shkak të vitaminave dhe kripërave që përmbajnë këto ushqime.

6. Konsumimi i një gote qumësht gjatë iftarit dhe syfyrit si dhe i një tasi kos në darkë dhe syfyr është tepër e këshillueshme për fëmjët dhe nxënësit agjërues.

7. Megjithëse pjesa më e madhe e energjive tek nxënësit gjatë agjërimit duhet të plotësohet nga buka dhe drithërat, konsumimi i lëndëve proteinike si mishërat dhe sidomos mishi i bardhë dhe veza dhe bulmetet është e domosdoshme për ta.

Loading...