Reali e mbylli sezonin me humbje, e 11-ta në La Liga. Dhe e 18-ta në gjithë sezonin. Ky rekord negativ i Real Madridit në sezonin 2018/19, do të shkruhet në librat e historisë si sezoni më i dobët në 20 vitet e fundit, nga 98/99 dhe si edicioni i dytë më i dobët.

Madridi më i keq i shekullit 21, dhe fatmirësisht, Zinedine Zidane dhe Reali më në fund i kanë shpëtuar ankthit dhe tashmë do të nisin të mendojnë për sezonin tjetër.

Zidane nuk mori asnjë fitore në udhëtim, ai s’ka mundur t’i marrë tri pikë as në Leganés, as në Getafe, as në Valencia, as në Vallecas, e as në “San Sebastián”. Në dy takimet e para ka barazuar, në tri të fundit ka humbur, derisa e mbylli sezonin me një tjetër humbje, 0-2 në “Santiago Bernabeu”.

Vetëm 21 fitore në 38 ndeshje, 5 barazime dhe 12 humbje, sezoni i Madridit ka qenë për t’u harruar “mirë që përfundoi ky sezon”, tha Zidane pas humbjes së fundit 0-2 nga Real betis.

Humbja nga Betisi, ishte e 18-ta këtë edicion në të gjitha garat, duke barazuar sezonin e dytë më të keq në histori të klubit (94/95), një humbje larg sezonit më të keq ndonjëherë (19 humbje në sezonin 84/85) që ka regjistruar ky klub.

Dhe kur ta mendosh, ky ekip që po shkruan histori për të keq, është edhe ekipi që shkroi histori duke e fituar Champions Leaguen tre herë me radhë.

Zidane ka nisur tashmë të mendojë për përmirësimin e skuadrës. Përveç ardhjeve të reja, do të ketë edhe rinovime të kontratave.

Zizu beson se këta lojtarë mund të japin më shumë dhe i pari që është shpërblyer menjëherë pas fundit të edicionit, është mesfushori Toni Kroos.

28-vjeçari ka rinovuar kontratën deri më 2023.

Loading...