Së paku pesë njerëz kanë gjetur vdekjen pasi dy aeroplanë u përplasën në ajër mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy aeroplanë ranë në det nga bregu juglindor i Alaskës.

Kjo ndodhi rreth orës 13:00 në orën lokale kur aeroplani i vogël po kthehej nga një turne me 10 pasagjerë dhe një pilot në bord.

Një aeroplan i dytë që mbante katër pasagjerë dhe një pilot u përplasën me aeroplanin tjetër, duke vrarë të gjithë në bord.

Përveç të vdekurve, bëhet e ditur se të paktën 10 të tjerë janë hospitalizuar, sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së dhe zyrtarëve të Administratës Federale të Aviacionit.

Thuhet se asnjë nga aeroplanët me një motor nuk ishte nën kontrollin e trafikut ajror kur ata u përplasën dhe rrethanat e rrëzimit nuk janë të njohura, tani për tani. /Telegrafi/

Loading...