Lista Serbe ka shpallur sonte fitoren e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës.

Kandidatët për kryetarë të komunave nga kjo parti kanë bërë të ditur para gazetarëve se në bazë të rezultateve të tyre jozyrtare që posedojnë, Lista Serbe ka fituar këto zgjedhje me mbi 90 për qind të votave.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, fitoren e tij e ka quajtur fitore të popullit serb dhe shtetit të Serbisë në këto hapësira.

Edhe kandidatët tjerë për kryetar të komunave tjera kanë folur, duke thënë se me këtë fitore është dëshmuar fuqishëm fitorja e popullit dhe shtetit të Serbisë këtu.

Në fund të kësaj konference për gazetarë, të pranishmëve iu është drejtuar përmes linjës telefonike edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka përshëndetur dhe falënderuar popullin serb për daljen masive në këto zgjedhje.

Sipas tij, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të serbëve rreth interesave vitale dhe nacionale, si dhe interesave më të rëndësishme të shtetit të Serbisë. /KosovaPress/

Loading...