Erik ten Hag është i vetëdijshëm se Ajaxi smund ta mbajë De Ligtin dhe ka konfirmuar se për të ka shumë oferta dhe se do të largohet gjatë verës.

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, pret që kapiteni i skuadrës së tij, Matthijs de Ligt, të largohet gjatë verës. Këtë e ka konfirmuar ai për të përditshmen gjermane Suddeutsche Zeitung, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e shumë skuadrave që interesohen për lojtarin, janë Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Juventus.

“Shanset që De Ligt të qëndrojë janë zero. Ka shumë ekipe që po interesohen për të”, tha Hag.

“Ai do të largohet gjatë verës, por nuk e di nëse do të jetë për Bayern Munich ose FC Barcelona”, shtoi ai.

Për të siguruar shërbimet e De Ligt, klubet duhet t’i derdhin së paku 90 milionë euro në arkat e Ajaxit.

Barça është në pole pozicion për shkak se raportohet De Jong, që tashmë ka nënshkruar me klubin spanjoll, po i bën presion 19-vjeçarit që të ndjekë rrugën e tij në Camp Nou

Loading...