Një i dënuar në burgun e Strumicës ka fshehur marihuanë në ushqim. Drogën, siç kumtoi sot policia, e ka zbuluar mbikëqyrësi në burg gjatë kontrollit rutinë.
Rasti është paraqitur dje në stacionin policor në Strumicë. Marihuana është gjetur në udhqimin i cili është sjellur për të dënuarin T.N.
Droga është marrë dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të parashtrohet padi adekuate.