Mendojmë për ribalanc të Buxhetit për shkak të performansave të shkëlqyera, në pjesën e të ardhurave, të cilat realisht mund të parashikojnë fillim të ndërhyrjeve të reja kapitale në shtet, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Ribalanci, siç tha, është i mundur të bëhet gjatë verës, ndërsa për informacione më të hollësishme duke iu drejtuar Ministrisë së Financave.

“Gjithçka do të varet nga gjendja politike në shtet, suksesi apo mossuksesi i zgjedhjeve. Projeksioni ynë është dimensionuar në zgjedhje të suksesshme”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të tryezës së rrumbullakët: Sfidat dhe efektet ekonomike nga integrimi euroatlantik, në organizim të Institutit për Strategji dhe Zhvillim.

Performansat e deritanishme të pjesë së të ardhurave të Buxhetit dhe Buxheti i përgjithshëm na japin për të drejtë nga aspekti pozitiv të mendojmë për ribalanc të Buxhetit, shtoi Zaevi.

Ai thotë se çdo javë e ndjek trendin e realizimit të investimeve kapitale dhe se tani për tani, siç tha, është i kënaqur nga raportet e detajuara që i merr.

“Gjithsesi, numrat do të jenë në tremujorin e dytë dhe të tretë kur do të paguhet ajo që realizohet tani”, tha Zaevi, i pyetur nëse presin viti të suksesshëm ekonomik edhe krahas rezultateve për realizimin e investimeve kapitale prej 6,2 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Vitin e kaluar, theksoi kryeministri, shteti është stabilizuar financiarisht dhe janë paguar borxhe të mëdha, mes 500 dhe 800 milionë euro.

“Përafërsisht nuk kemi fatura që duhet të paguhet, e nuk janë paguar, përveç ata nuk kanë skaduar”, tha Zaevi, duke theksuar se në realizim të plotë janë investimet kapitale në ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, për gazifikim të shtetit…

Loading...