Kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt” në Alsat tha se Blerim Reka bashkëpunon me Gordana Siljanovskën kundër kandidatit të tretë Stevo Pendarovski i cili e ka mbështetjen nga shumica parlamentare.

“Blerim Reka thotë se është kandidat i pavarur por si duket përmbush agjendë partiake, sikur të është në lidhje me Siljanovskën e VMRO-DPMNE-së. Aq sa do të motivon, aq edhe votues do të demotivon me këtë”, tha Zaev.

Përndryshe në taborin qeveritar shumë po theksohet percepsioni se Reka po e mbështetë Siljanovskën dhe ashpër e atakon vetëm Pendarovskin në tv duelet dhe kjo shtoi dyshimet se partitë opozitare shqiptare BESA dhe ASH mund të formojnë ndonjë qeveri të ardhshme si partner koalicioni me VMRO-DPMNE-në.

Loading...