Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev sot kanë mbajtur takim me delegacion të Ekonomisë gjermane, si dhe me përfaqësues të kompanive gjermane, të cilat punojnë në vend. Në takimin morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe drejtorët e Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri dhe të Fondit për sigurim shëndetësor, Boris Tunxhev dhe Den Donçev, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Duke theksuar se Republika Federale e Gjermanisë është partner ekonomik strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takimin kryeministri Zaev potencoi se në vend me sukses funksionojnë rreth 200 kompani me kapital gjerman, që punësojnë mbi 20 mijë persona.

“Këtu jemi sot që ta ndjeni vetëdijen tonë për kontributin e juaj në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Llogaritni tek ne, tek unë personalisht dhe tek zëvendëskryeministri Angjushev. Çdo kritikë e juaj është alarm që t’i shmangim dobësitë. Besoj se në shtetin tonë gjithnjë e më tepër do të instalojmë standardet dhe mekanizmat evropianë”, tha kryeministri Zaev gjatë takimit.

Ai nënvizoi se eksporti nga Maqedonia e Veriut drejt Gjermanisë shënon rritje prej 17 për qind dhe është pothuaj trefish më i lartë se importi, si dhe se vendi bën përpjekje që ai ende të rritet.

“Pikërisht për këtë shkak, me mund dhe përkushtim punojmë që ta thellojmë bashkëpunimin veçmë të vendosur. Dhe jo vetëm kjo – sinqerisht jemi të orientuar që ky bashkëpunim edhe më shumë në aspektin e cilësisë ta përmirësojmë. Potenciali për bashkëpunim është i madh. Ne jemi të hapur për hyrje të kompanive të reja gjermane në tregun e Maqedonisë së Veriut”, konkludoi Zaev.

Në takimin, i cili përndryshe ishte takimi i katërt i rregullt kuartal, Angjushev potencoi se si dhe deri tani, edhe më tej Qeveria do të jetë në dispozicion për kërkesat e kompanive.

“Këtu jemi që së bashku t’i tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqoheni dhe me të vërtetë bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë. Besoj se përmes komunikimit të shpeshtë me ekonominë, që e bëjmë, më lehtë dhe më efikas i tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë”, shtoi zëvendëskryeministri Angjushev.

Përfaqësuesit e kompanive me kapital gjerman i kanë potencuar sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre. Për një pjesë të tyre, problem është mungesa e kuadrit të kualifikuar në profesione të caktuara, për të tjerët mbrojtja e mjedisit të jetesës.

Përfaqësuesit e kompanive me kapital gjerman në vend, si dhe kryetari i delegacionit të Ekonomisë gjermane në vend, Patrik Martens e kanë përshëndetur transparencën e Qeverisë për takimet e shpeshta të përbashkëta.

“Presim që shteti të punojë edhe më shumë që t’i përmirësojë kushtet dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë vend edhe më atraktiv për investim. Ne i inkurajojmë edhe kompanitë tjera të investojnë këtu, pasi dëshirojmë edhe më tej ta zhvillojmë këtë vend”, konkludoi kryetari i delegacionit të Ekonomisë gjermane në vend, Patrik Martens.

 

Loading...