Gjykata gjendet në kulmin e reformave dhe me siguri nuk kanë përfunduar, ka ende punë dhe nuk kemi përfunduar me procesin e reformave, deklaroi sot në brigfingun me gazetarët kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev.

Sa i përket besimit të ulët të opinionit në gjyqësorin, Xholev tha se pritet që perceptimi i tillë së shpejti të ndryshojë.

“Shpresoj se ky perceptim do të ndryshojë së shpejti, nëse tashmë nuk ka ndryshuar”, deklaroi Xholev.

Në brifing u potencua se të gjitha sallat gjyqësore në Gjykatën penale tashmë janë pajisur për audio xhirime dhe janë bërë trajnime për shfrytëzimin e pajisjeve.

Xholev, potencoi se punojnë me intensitet të përshpejtuar në uljen e numrit të lëndëve sipas LPP të vjetër dhe se pritet që lëndët e tilla të zgjidhen deri në vitin 2020.

I pyetur për arsyen e vonesës të të numri të madh të lëndëve të PSP-së, Xholev tha se për këtë arsye nuk është gjykata.