Vinicius Junior është afër që të rikthehet nga lëndimi dhe të bëjë paraqitjen e parë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.

Talenti 18-vjeçar, Vinicius Junior, ishte duke shkëlqyer me fanellën e bardhë deri në fillim të muajit mars, kur u lëndua në sfidën kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Që nga ajo kohe, braziliani ka punuar shumë që të kthehet sa më parë dhe duket që është afër për ta bërë një gjë të tillë.

Për 18-vjeçarin, do të jetë ndeshja e parë nën urdhëratë e Zinedine Zidane, që u rikthye te Los Blancos pasi u lëndua braziliani.

“Gati për gjithçka që vjen, ka mbetur edhe pak… Hala Madrid”, ka shkruar Vinicius duke treguar se është afër rikthimit në fushë.

Vinicius ka bërë 28 paraqitje në ekipin e parë dhe ka shënuar 4 gola.

Ai ka luajtur edhe për ekipin e dytë, Real Madrid Castilla. Është paraqitur pesë herë dhe ka shënuar 4 gola.

Loading...