Një tjetër video është publikuar sot në lidhje me grabitjen e ndodhur dy ditë më parë në Rians, ku një furgon me mbishkrimin “Hetimit Tatimor” me 4 persona brend tij arriti të merrte 10 milionë euro nga një avion.

Në një video të publikuar nga Syri.net shihet momenti kur grabitësit presin zinxhirin dhe heqin bllokun e betonit, dhe më pas futen qetësisht në pistë. E gjithë siguria e Rinasit është çmontuar nga grabitësit për vetëm 1 minutë, pasi aq u ësthë dashur që të futen në pistën e avionëve.

Kujtojmë që grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e së martës në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.