Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy fëmijë janë sulmuar nga një qen i racës “Pitbull”.

Fëmijët të moshave, 6 dhe 7-vjeçare, u sulmuan teksa po luanin në oborrin e pallatit ku banonin në Lambiate, një provincë në Monza.

Qeni mësohet se i ka ikur nga dora të zotit, një ekuadorian, dhe ka sulmuar fëmijët.

Ulërimat e fëmijëve kanë krijuar panik gjatë sulmit të qenit dhe kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve që ndodheshin pranë.

Këta të fundit kanë mundur të largojnë qenin dhe të shpëtojnë fëmijët nga sulmi.

Ata janë shtruar në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët dhe autoambulanca.

Mësohet se shtetasi ekuadorian, është denoncuar në Polici.

Loading...