Teknologjia po përhapet çdo ditë e më shumë, e këtij trendi nuk po i shpëtojnë as fëmijët.

Tashmë, duket sikur është bërë e zakonshme ta shohësh një fëmijë me telefon personal.

Por “Onair Kids” sjellë disa arsye, sipas të cilave një fëmijë nuk duhet të mbajë telefon, përcjell albinfo.ch.

  1. Telefonët mund të ndryshojnë dhe zbehin marrëdhëniet prind-fëmijë.
  2. Telefonat kufizojnë kreativitetin dhe ngadalësojnë zhvillimin motorik të fëmijëve.
  3. Përdorimi i telefonit prishë proceset e gjumit dhe i bën fëmijët të ndihen të lodhur.
  4. Telefoni nuk u jep fëmijëve kohë që të reflektojnë për gabimet që i bëjnë.
  5. Përdorimi i telefonit pengon aftësinë e fëmijëve për të mësuar gjëra të reja.
  6. Përdorimi i tepërt i telefonit krijon varësi dhe shkakton probleme psiqike.
  7. Në mënyrë indirekte, telefoni mund të ndikojë në shtimin e peshës tek fëmija.
  8. Përdorimi i tepërt i telefonit mund t’i krijojë fëmiut probleme me sjelljen.

Shpërndaje këtë informacion me prindërit.

Loading...