“Një kollare e zgjedhur më së miri, është hapi i parë i një jete serioze”- thotë Oscar Wilde

Një burrë mund të veshë këmisha të bardha për t’u dukur thjesht, por ajo prekja e kollares e ndryshon mendimin e personave përreth duke i dhënë pamjen e një profesionisti. Por jo çdo lloj kollareje tregon të njëjtën gjë.

Një ndarje është krijuar nga ngjyrat që zgjidhen apo format e simboleve kështu që pa e ditur çfarë tregon gjithsecila, mund edhe të bëhen zgjedhje të gabuara. Ne kemi vendosur të ndihmomë në zgjedhjen e ngjyrës së kollares, për të mos pasur keqkuptime!

E kuqe

E kuqja simbolizon fuqinë, pasurinë dhe pasionin. Shumë kultura e gjejnë të veçantë kuptimin e ngjyrës së kuqe, për shembull disa fise e shohin si fat të mirë. Nëse do të shkoni në një mbledhje ku ju duhet të drejtoni një skuadër drejt fitores, kjo ngjyrë do të ishte zgjedhja e duhur. Provoni një të kuqe të errët për të marrë efektin më të mirë të fuqisë. Portokallia gjithashtu është në të njëjtën kategori, por ajo ka të bëjë më shumë me stilin personal.

E kaltër

Ngjyra e kaltër është qetësuese, ajo përcjell paqe dhe relaks. Nëse jeni duke shkuar në një festë, kjo ngjyrë është e duhura. Por fakti që është paqësore nuk do të thotë se ju bën të dukeni të dobët, përkundrazi shfaq anën tuaj sensitive, por tepër tërheqëse. Me një miksim ngjyrash tek simbolet e kollares si e kuqe, e verdhë dhe e kaltër do jeni brenda ‘kombinimit dinamik’ të shfaqjes së anës tuaj më të mirë.

E zezë

Kollarja e zezë është e lidhur ngushtë me eventet formale. Festat e veçanta apo koktejet njihen ndryshe si eventet që duhet të keni një kollare të zezë. Duhet t’i ruani kollaret e zeza për këto lloj rastesh. Ndonjëherë ngjyra e zezë duhet kombinuar në kollare me simbolet ngjyrë të bardhë, për të mos shfaqur vetëm anën ‘e egër’. Mos hiqni nga lista kollaren ngjyrë të zezë, thjesht kujdesuni për ta përdorur në rastet e duhura.

E gjelbër

Siç shumë biznesmenë e dinë ngjyra e gjelbër është ngjyra e parave. Me çfarë mënyre më të mirë kërkoni të tërhiqni para përveçse duke veshur një kollare të kësaj ngjyre? E gjelbra gjithashtu prezanton rilindje dhe rritje, është një mënyrë e mirë për të treguar veten si një drejtues i ri që po rrisni aftësitë. Kujdesuni për të shmangur nënkuptimet e gabuara të kësaj ngjyre si ngjyra e xhelozisë apo zilisë. Ruajeni energjinë e kollares jeshile për të ndihmuar veten dhe mos e përdorni për takimet e para.

Kafe

Një kollare kafe projekton imazhin e një njeriu praktik dhe miqësor ndaj ambientit. Kjo ngjyrë thotë “unë mund ta përfundoj këtë punë”. Duket pak e mërzitshme dhe pa emocion, por tregon seriozitet dhe përkushtim. Kollarja kafe shfaq cilësitë që çdo punëdhënës kërkon në një miksim miqësor. Mund t’i shtoni ngjyrës kafe të kuqen, një bashkëpunim i bukur midis suksesit dhe punës së vazhdueshme që ju bëni.

Loading...