Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti të armatosur të ndodhur në Australi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Melbourne ku një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një seri të shtënash të verifikuara jashtë një klubi të njohur nate.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tre roje sigurie dhe një person që priste radhën të hynte në klub mbetën të prekur nga plumbat. Autoritetet bëjnë me dije se të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje dhe se për momentin nuk ka të dhëna që të ketë qenë një sulm i lidhur me terrorizmin. Të shtënat në masë në Australi janë të rralla.

Ndërkohë akoma nuk është identifikuar personi që ka humbur jetën nga të shtënat dhe pse mendohet se ai është një nga rojet e sigurisë, i moshës 37-vjeç. Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Loading...