Dortmundi ka kaluar në epërsi me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Mainzit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Signal Iduna Park”, në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës.

Në minutën e 17-të të ndeshjes, Dormtundi kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga talenti i ri anglez, Jadon Sancho, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, disa minuta më vonë, Dortmundi e dyfishoi epërsinë përmes golit tjetër të Sanchos.

Loading...