Ylli i Manchester Cityt dhe ekipit kombëtar të Anglisë, Raheem Sterlingu, beson se klubeve dhe kombëtareve duhet t’u zbriten nëntë pikë nëse tifozët e tyre bëjnë thirrje raciste gjatë ndeshjeve.

Raheem Sterlingu ishte përballur me thirrje të tilla në ndeshjen e Anglisë kundër Malit të Zi në Podgoricë, ndeshje kjo kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në kuadër të Grupit A, transmeton Gazeta Express.

Përveç Malit të Zi dhe Anglisë, edhe ekipi kombëtar i Kosovës garon në këtë grup, si dhe Bullgaria dhe Republika Çeke.

Sterlingu ka propozuar që çdo klubi dhe ekipi kombëtar që bën sjellje të tilla t’i zbriten nëntë pikë. Ky mbetet vetëm propozim i Sterlingut, ndërsa UEFA pritet ta ndëshkojë Malin e Zi që ta luajë ndeshjen e radhës pa tifozë, që i bie të jetë ndeshja me Kosovën.

“Dënimet duhet të jenë më të rënda pasi që paratë nuk i dëmtojnë klubet e pasura apo federatat e futbollit. Kështu që unë bëj thirrje që t’i zbriten automatikisht nëntë pikë klubeve dhe kombëtareve për thirrje raciste”.

“Tingëllon paska e ashpër, mirëpo a do të bënte sjellje të tillë ndonjë tifoz nëse do e dinte se skuadra e vet e preferuar mund të bie nga liga ose ta humbë një titull? Për më tepër, klubet duhet t’i luajnë tri ndeshjet e radhës pa tifozë”.

“Në këtë mënyrë, ekipet kombëtare do të humbnin pak edhe në aspektin financiar, si ndëshkim i drejtpërdrejtë për sjellje raciste”.

Loading...