Ylli i Manchester City, Raheem Sterling, ka emocionuar botën me veprimin e tij të fundit.

Anësori i ‘Citizens’ do të marr përsipër të gjitha shpenzimet për  funeralin e 13 vjeçarit Damary Dawkins, i riu i Crystal Palace, i cili vdiq nga kanceri muajin e kaluar.

Familjes së Dawkins iu desh të shpenzonin rreth 15 mijë euro, katër vite pasi djali i tyre ishte diagnostikuar me leukemi.

Pas këtyre ngjarjeve, Sterling dha përkrahjen e tij për të ndihmuar për tinejxherin, i cili nuk i mbijetoi transplantimit të muajit dhjetor.

“Mendova se duhej të bëja diçka për të provuar t’i jap familjes së tij diçka për të buzëqeshur” ka thënë fillimisht Sterling për ‘ITV’.

“Damary ishte një djalosh i ri special, i cili preku jetën e shumë njerëzve, përfshirë timen” ka thënë tutje reprezentuesi anglez.

Sterling kishte kaluar shumë kohë me të riun, duke folur dhe duke e vizituar rregullisht atë edhe sa ishte në spital.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src="//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();