SPAL ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Juventusit, duke ia shtyrë kështu mysafirëve festën për titullin e tetë të Serisë A, të paktën deri nesër.

Juventusit i duhej të paktën një barazim në ndeshjen e sotshme kundër SPAL-it, megjithatë ndryshimet e mëdha në formacionin e parë bënë që Juventusi ta humbte këtë ndeshje, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, skuadra e Massimiliano Allegrit mund ta sigurojë titullin e kampionit të Serisë A për të tetin sezon radhazi vetëm disa orë më vonë, varësisht nga rezultati në ndeshjen e neserme të Napolit.

Juventusi kaloi fillimisht në epërsi përmes golit të shënuar nga talenti 19-vjeçar Moise Kean, mirëpo SPAL-i pastaj arriti të përmbysë rezultatin me golat e shënuara nga Kevin Bonifazi dhe Sergio Floccari.

Kjo është vetëm disfata e dytë për këtë sezon për Juventusit. Megjithatë, përkundër këtij rezultati, Juventusi e mban pozitën e parë në tabelën e Serisë A dhe është 20 pikë para Napolit që nesër përballet me Chievon.

Loading...