Mark Cerny ka bërë të ditura planet lidhur me PlayStation 5, për të cilën është duke punuar kompania Sony për një kohë.

Konsola e re do të ketë audio sistem të avancuar, që i mundëson shfrytëzuesve të dëgjojnë tingujt përreth tyre.

Gjithashtu, do të ketë shkarkime shumë më të shpejta dhe rrjedhë më të lehtë të lojërave se sa PlayStation 4. Bazuar në detajet e fundit, thuhet se PS5 do të ketë edhe grafikë më të mirë se sa paraardhësi.

Nga këndvështrimi i lojtarit, mund të thuhet se do të jetë i bazuar në PlayStation 4, vetëm se shumë më i sofistikuar. Detajet për PS5, pritet të dihen në fund të këtij viti.

Megjithëse nuk ka ndonjë datë të lansimit, thuhet se Sony mund ta lansojë PlayStation 5 gjatë vitit 2020.

Loading...