Skender Buzaku i cili deklaroi se është Reis i ri i Bashkësisë Fetare Islame është larguar nga selia e BFI-së.

Ai gjatë ditës kishte hyrë në selinë e BFI-së, me një vendim gjyqësor sipas të cilit, ai ishte emëruar kryetar i ri i BFI-së.

“Unë jam Skender Buzaku, Reisi i ri në bazë të vendimit të Gjykatës. Raportet do të inspektohet se si është punuar në BFI. Nuk ka nevojë të takohem me Molla Sulën. Nuk ka puç në BFI, të gjitha veprimet janë bërë në përputhje me aktet e BFI-së” kishte deklaruar Skender Buzuku gjatë ditës.

Loading...