Gjithçka duket normale deri në momentin kur një kalimtar godet me thikë një polic.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në stacionin qendror të Sidneit në Australi.

Kmerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një kalimtar shkon me qetësi drejt policit dhe i ngul thikën në shpinë.


Hayden Edwards, 30 vjeç, u godit të premten rreth orës 6.45 me orën lokale. Pas sulmit, polici u rrëzua në tokë. Ishin kolegët e tij ata që e transportuan me urgjencë për në spital.

Forcat e rendit arrestuan pak më vonë sulmuesin, i cili tentoi të largohej me tren nga vendi i ngjarjes.

Gjatë një konference shtypi të shtunën, policia tha se Edwards ishte me fat që shpëtoi me lëndime të lehta.

Ai pësoi një plagë të gjatë gjashtë centimetër dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje, duke dalë nga spitali të shtunën në mbrëmje.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src="//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();